Historia Jonë
Çdo histori e madhe nis me një pasion. E jona nisi shumë vite më parë, me një dashuri të veçantë për makinat.
Që në fëmijëri, makinat kanë qenë pjesë e përditshmërisë dhe imagjinatës sime. I rritur pranë një xhaxhai mekanik dhe familjarëve të tjerë të lidhur me automjetet, u tërhoqa shumë herët nga kjo botë. Video, emisione automobilistike dhe projekte si Pimp My Ride më ushqyen vazhdimisht kureshtjen dhe dëshirën për të mësuar më shumë.
Rrugëtimi im profesional nisi në një prej kompanive më të njohura të automotive në Shqipëri, ku kalova shtatë vite duke punuar nga afër me automjete premium. Gjatë kësaj periudhe u mora me bodyshop, riparime vizuale, montim dhe çmontim, punime llamarine, lyerje dhe drejtim shasish. Vitet e kaluara aty më mësuan ta njoh një makinë jo vetëm nga jashtë, por në çdo cep dhe në çdo detaj të saj.
Dhe pikërisht aty nisi të lindte pasioni për detailing-un.
Sa më shumë merresha me makina, aq më shumë kuptoja se detajet e vogla bëjnë diferencën e madhe. Natyra ime kërkuese, vëmendja ndaj pastërtisë dhe dëshira që çdo gjë të jetë perfekte më shtynë ta kthej këtë pasion në një profesion.
Për t'u zhvilluar më tej, vazhdova me trajnime profesionale STEK dhe eksperienca profesionale pranë RUMMAR në Belgjikë, studio e specializuar në PPF, window tint dhe wrapping, si dhe trajnime të ndryshme në studio të profesionistëve dhe miqve të mi të fushës. Çdo eksperiencë shtonte diçka të re në mënyrën time të punës.
Më pas lindi ETG — Edi Thermija Garage, garazhi im i parë.
Ishte një hap i madh, por reagimi i njerëzve ishte edhe më i madh. Klientët që më njihnin për mënyrën si punoja filluan të vinin, feedback-u pozitiv u shtua dhe fjalët e mira për punën time u përhapën. Me kalimin e kohës, kërkesat u rritën dhe bashkë me to u rrit edhe dëshira ime për të bërë më shumë.
Të rrisja nivelin.
Të ngrija standardin.
Të krijoja diçka që përfaqësonte më mirë atë që kisha ndërtuar ndër vite.
Kështu lindi ideja e Brilliant Garage.
Brilliant Garage nuk është thjesht një emër i ri. Është evolucioni i një historie të ndërtuar mbi pasionin për makinat, eksperiencën, punën e palodhur dhe obsesionin për detajin.
Një identitet i ri.
Një standard më i lartë.
E njëjta dashuri për makinat — por tashmë në një nivel Brilliant.
Where every detail matters.
